Kampioni në fuqi i Italisë ka bërë hap para për ta mposhtur konkurrencën e Milanit dhe disa klubeve të interesuara nga Premier League, për sulmuesin e Lillet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari kanadez e ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën nga Ligue 1 dhe pritet të shitet në verë pas aventurës katërvjeçare në Francë.
Sipas “Calciomercato.com”, David është pajtuar t’i bashkohet Napolit me kontratë pesëvjeçare.
Ai do të përfitojë nga tre milionë euro në sezon, ka shkruar mediumi italian të shtunën.
Lille për shërbimet e Davidit kërkon rreth 45 milionë euro.
Ai ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 41 paraqitjet e edicionit aktual në të gjitha garat.