Futboll

Në Itali raportojnë se ylli i Lillet do t’i bashkohet Juventusit

J David

Juventusi pritet që shpejt ta zyrtarizojë transferimin e sulmuesit të Lillet, Jonathan David.

Kanadezi pritet t’i bashkohet “zonjës së vjetër” si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën franceze.

Kështu ka shkruar mediumi “La Gazzetta dello Sport” të enjten.

Është bërë e ditur po ashtu se David ka arritur marrëveshje personale me “bianconerët” dhe është gati të nënshkruajë kontratë të vlefshme me 6 milionë euro në sezon, plus deri në dy milionë euro tjera bonuse.

25-vjeçari David i ka shënuar 25 gola dhe ka kontribuuar me 12 asistime në 49 paraqitje për Lillen në sezonin e kaluar.