Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Davidin

Jonathan David

Sulmuesi Jonathan David pritet të jetë lëvizja befasuese e Chelseat në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit. “The Sun” shkruan se Chelsea po insiston në transferimin e kanadezit gjatë këtij muaji, pasi trajneri Mauricio Pochettino po kërkon një sulmues.

Mësohet se Chelsea ka kohë që është në negociata me Lillen, ekip që për ta lënë të lirë Davidin po kërkon të paktën 40 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit të ardhshëm, por është i gatshëm të transferohet në Angli.

Ai iu bashkua ekipit francez në vitin 2020 nga Genti i Belgjikës, ndërsa këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 27 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm