Skuadra e Chelsea nuk e ka ndërmend t’i ndalë shpenzimet as në afatin kalimtar të janarit. “Sky Sports” ka raportuar se Chelsea ka bërë gati ofertën për shërbimet e sulmuesit të Lillet, Jonathan David.
Mësohet se Chelseat do të ofrojë 60 milionë euro për transferimin e kanadezit në janar, pasi trajneri Mauricio Pochettino po e kërkon edhe një sulmues.
David ishte pranë largimit nga Lille këtë verë, por ekipi francez refuzoi të gjitha ofertat për shërbimet e tij.
23-vjeçari është pjesë e Lillet prej vitit 2020 dhe ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.
Këtë edicion, David ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 1 asistim në 6 paraqitje për Lillen në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm