Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani insiston për Davidin

J David

Skuadra e Milanit nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit të Lillet, Jonathan David. “Gazzetta dello Sport” raporton të hënën, se Milani po insiston në transferimin e sulmuesit kanadez dhe për kartonin e tij, tashmë ka bërë gati ofertën.

Mësohet se Milani do t’i ofroj Lillet 40 milionë euro për ta transferuar Davidin në afatin kalimtar të janarit.

David është i gatshëm të largohet nga skuadra franceze, ndërsa këtë edicion nuk ka pasur formë të mirë.

Ka shënuar vetëm 4 gola në 18 paraqitje dhe gjasat janë të mëdha që Lille ta pranojë ofertën e Milanit për transferimin e tij. David ka kontratë deri në vitin 2025 me Lillen, ekip të cilit iu bashkua para tri vjetësh nga Genti i Belgjikës.