Skuadra e Milanit po insiston në transferimin e sulmuesit Jonathan David për sezonin e ardhshëm. “Calciomercato” shkruan të martën se Milani tashmë ka nisur kontaktet me Lillen për sulmuesin kanadez.
David pritet të largohet nga Lille këtë verë dhe te Milani po shihet si përforcim i duhur për sulmin. Ekipi francez po kërkon të paktën 40 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2025.
David ka shënuar 21 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa po kërkohet edhe nga skuadra e Leipzigut. Ai është pjesë e Lillet prej vitit 2020, kur iu bashkua nga skuadra e Gentit.
David ka edhe 37 ndeshje dhe 22 gola të shënuar me Përfaqësuesen e Kanadasë.