Skuadra e Milanit është në kërkim të një sulmuesi dhe po synon Jonathan Davidin e Lillet, ka raportuar “Calciomercato” të mërkurën. Kanadezi 22-vjeçar po shihet si opsion i mirë për sulmin dhe ekipi nga Serie A po tenton transferimin e tij në janar të vitit të ardhshëm.
Milani pritet ta testojë Lillen me një ofertë prej 40 milionë eurosh për Davidin, i cili është ndër sulmuesit më të vlerësuar në kampionatin francez.
Ai ka kontratë deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion ka katër gola e dy asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat. David ishte pranë largimit nga Lille gjatë verës, por ekipi francez refuzoi të gjitha ofertat për reprezentuesin e Kanadasë.
Artikuj të ngjashëm