Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea insiston për Davidin

Sulmuesi Jonathan David pritet të jetë përforcimi i parë i Chelseat në afatin kalimtar të janarit. “The Sun” bën të ditur se Chelsea tashmë ka kontaktuar Lillen për shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar.

Është trajneri i Chelseat, Graham Potter që po insiston në transferimin e tij dhe londinezët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për kartonin e tij.

David edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira në kampionatin francez, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar dy herë në 11 ndeshje të luajtura.

Ai është pjesë e Lillet prej vitit 2020 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.