Sulmuesi Jonathan David do të largohet nga Lille për ta vazhduar karrierën në Premier League. Reprezentuesi i Kanadasë do t’i bashkohet Tottenhamit, ekip që është favorit për transferimin e tij.
David pritet të transferohet te Tottenhami në afatin kalimtar të janarit, pasi ekipi anglez ka marrëveshje në parim me Lillen.
“The Sun” ka bërë të ditur të dielën se Tottenhami do të paguajë 40 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2025.
Deri më tani në këtë sezon, David ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim në 12 ndeshje për Lillen.
Artikuj të ngjashëm