Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët prishtinas reagojnë ndaj kryesisë dhe lojtarëve

Tifozët e Prishtinës, Plisat, nuk janë të kënaqur me klubin dhe dështimin e fundit në Superkupë, duke pësuar nga Drita në kryeqytet.

Në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, Prishtina u kthye pas dy vjetëve, por megjithëse pati një pjesë të parë të mirë, në pjesën e dytë pësoi dy gola dhe u mposht në shtëpinë e re, nga kampionia e Kosovës.

Plisat, përmes Facebookut, kanë reaguar ndaj kryesisë dhe lojtarëve, duke ua parashtruar atyre disa kërkesa.

“Jemi në krizë! Jo në tribuna po në fushë. Edhe sa ndeshje duhet t'i mbushim stadiumet, në mënyrë që qyteti i Prishtinës të gëzohet me një fitore?! Edhe sa arsyetime do t'i dëgjojmë për dështimet e njëpasnjëshme? E keni ndryshuar mendësinë e Prishtinës, nga një ekip mbizotërues, e keni shndërruar në ekip inferior. Prishtina nuk mund të vazhdojë në këtë gjendje. Nuk jemi klub, e as qytet për eksperimentet tuaja. DUAM FITORE! E vetmja zgjidhje sivjet është: KAMPION”, thuhet në postimin e Plisave.