Komisioni i Garave i Superligës ka bërë të martën inicim disiplinor ndaj klubit Prishtina për shkeljen e bërë pas përfundimit të ndeshjes me Dritën.
Pas përfundimit të derbit, tifozët prishtinas kaluan rrethojat dhe u nisën në drejtim të tifozëve gjilanas me synim që të përleshen.
Ndeshja përfundoi 1:1.
“Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas ‘Plisat’, kaluan rrethojat dhe hyn në fushë duke u vërsulur në drejtim të tifozëve mysafirë të cilët ishin të vendosur në tribunën e kundërt veriore me tendencë të përleshjes me ta, pas ndërhyrjes së Policisë u evitua më e keqja”, shkruan në njoftimin e Komisionit të Garave