Klubi i futbollit Prishtina është dënuar rëndë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Kosovës në Futboll për shkeljen e bërë pas përfundimit të ndeshjes me Dritën.
Prishtina është dënuar me dy ndeshje pa shikues si vendase. Po ashtu është gjobitur me 2.000 euro.
Pas përfundimit të derbit, tifozët prishtinas kaluan rrethojat dhe u nisën në drejtim të tifozëve gjilanas me synim që të përleshen.
Ndeshja përfundoi 1:1.