Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të premten, ndeshja e barazhit Trepça ’89 - Dukagjini

Ndeshja e barazhit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dukagjinit do të zhvillohet të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00.

Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.

Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të. E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça ’89.

Artikuj të ngjashëm