Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barazimi i dytë rresht lë Prishtinën prapa në garë për titull

Prishtina - Dukagjini

Prishtina ka regjistruar barazimin e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas barazimit ndaj Drenicës 2:2 në xhiron e kaluar, Prishtina të hënën pasdite barazoi 1:1 me Dukagjinin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me ndeshjen Prishtina – Dukagjini u mbyll xhiroja e 28-të e elitës së futbollit kosovar. Fundi i ndeshjes u përcoll me tensione ndërmjet lojtarëve të dyja ekipeve.

Të dyja ekipet i shënuan golat në pjesën e parë.

Fillimisht për 1:0 në minutën e 10-të shënoi gol Altin Mërlaku i Dukagjinit, kurse një minutë më vonë, Mario Ilievski realizoi për 1:1.

Prishtina është në vendin e tretë me 43 pikë. Ka gjashtë pikë më pak se Ballkani i vendit të dytë dhe 11 pikë më pak se liderja Drita.

Dukagjini është në pozitën e gjashtë me 35 pikë.

Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes në Prishtinë

Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Dukagjini që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Është ndeshja e fundit e xhiros së 28-të të Superligës në futboll.

Fillimisht për 1:0 në minutën e 10-të shënoi gol Altin Mërlaku i Dukagjinit, kurse një minutë më vonë, Mario Ilievski realizoi për 1:1.

Dy gola të shpejtë në “Fadil Vokrri”

Janë shënuar dy gola të shpejtë në ndeshjen Prishtina – Dukagjini që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.