Barazimi pa gola ndaj Dukagjinit i ka kushtuar Prishtinës me rënie nga pozita e parë e Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina kishte gjashtë fitore rresht në elitën e futbollit kosovar. Por të dielën në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtina luajti baras 0:0 me Dukagjinin e Klinës.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë.
Formë të mirë shfaqi portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, që bëri disa pritje për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij.
Prishtina bie në vendin e dytë me 19 pikë, sa ka edhe Malisheva në pozitën e parë.
Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Prishtina – Dukagjini, s’ka gola në pjesën e parë
Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit që po luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, është mbyllur pa gola.
Edhe
Fitore e pritur e Dukagjinit ndaj Prishtinës së Re
Skuadrat iu afruan shënimit të golit, por pa e arritur një gjë të tillë.
Ndeshja e së dielës mbrëma është e fundit e xhiros së tetë e Superligës së Kosovës në futboll.