Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e pritur e Dukagjinit ndaj Prishtinës së Re

Dukagjini

Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 3:2 në ndeshjen që u zhvillua të dielën në kampin nacional të FFK-së në Hajvali. 

Ky ballafaqim i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.  Ishte fitore e rëndësishme e Dukagjinit në garën për t’i ikur barazhit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albion Pllana e kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e 13-të. 

Nedim Mekiq i barazoi shifrat në minutën e 35-të. Mekiq e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 për Prishtinën e Re në minutën e 44-t.

Altin Merlaku e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 65-të. Dy minuta më pas, Kushtrim Gashi, e realizoi golin e fitores 3:2.

Prishtina e Re e mbylli ndeshjen me një lojtarë më pak në fushë. Erisildo Smaçi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 53-të. Një minutë më herët, Dukagjini humbi penallti. Hekuran Berisha qëlloi shtyllën.

Skuadra nga Klina renditet në pozitën e pestë me 48 pikë. Prishtina e Re që tashmë ka rënë nga elita është në vendin e fundit me 31 pikë. 

Dukagjini të enjten e fitoi Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Ferizajn.

Lexo përditësimet tjera
Superliga e Kosovës

S'ka befasi, gara për t'i ikur barazhit bartet në xhiron e fundit