Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLlapi fiton, por mbetet në zonën e barazhit
Llapi ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Por llapjanët kanë mbetur në zonën e barazhit.
Llapi mbetet në vendin e tetë me 46 pikë, kurse Malisheva në vendin e tretë me 56 pikë.
Golin për 1:0 e shënoi Arlind Veliu në minutën e 19-të me asistim të Mevlan Zekës.
Llapi e barazoi rezultatin, 1:1 me gol të Arianit Hasanit në minutën e 29-të.
Për rezultatin 2:1 në të mirë të llapjanëve, golin e shënoi Arbnor Ramadani
Penalltia u konfirmua nga VAR-i, ndonëse pati protesta nga mysafirët.
Ramadani realizoi në minutën e 35-të për 2:1.
Arbnor Aliu e realizoi edhe golin e tretë për skuadrën llapjane, në minutën e 41-të.
Malisheva golin e dytë e shënoi në minutën e 87-të, nëpërmjet Mevlan Zekës. Asistuesi i golit të parë për Malishevën, Zeka, shënoi për 3:2, rezultat me të cilin përfundoi takimi në Podujevë.
Fitore e pritur e Dukagjinit ndaj Prishtinës së Re
Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 3:2 në ndeshjen që u zhvillua të dielën në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll. Ishte fitore e rëndësishme e Dukagjinit në garën për t’i ikur barazhit.
Albion Pllana e kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e 13-të.
Nedim Mekiq i barazoi shifrat në minutën e 35-të. Mekiq e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 për Prishtinën e Re në minutën e 44-t.
Altin Merlaku e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 65-të. Dy minuta më pas, Kushtrim Gashi, e realizoi golin e fitores 3:2.
Prishtina e Re e mbylli ndeshjen me një lojtarë më pak në fushë. Erisildo Smaçi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 53-të. Një minutë më herët, Dukagjini humbi penallti. Hekuran Berisha qëlloi shtyllën.
Skuadra nga Klina renditet në pozitën e pestë me 48 pikë. Prishtina e Re që tashmë ka rënë nga elita është në vendin e fundit me 31 pikë.
Dukagjini të enjten e fitoi Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Ferizajn.
Gjilani mposht kampionen në derbin lokal
Gjilani ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj kampiones, Dritës.
Gjilani e mposhti Dritën me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e parë, Gjilani e shënoi në minutën e tretë.
Blerind Morina gjuajti ndërsa topin në tentim për ta larguar, e devijoi Blerim Krasniqi, sulmuesi i Dritës.
Golin e dytë e shënoi sulmuesi Robert Rrahmani në minutën e 62-të.
Gjilani është në vendi ne gjashtë me 48 pikë, kurse Drita në vendin e parë me 66 pikë.
Xhiroja e fundit vendos se cila skuadër do të paraqitet në barazh.
Drenica s’lejon befasi ndaj Ferizajt
Drenica nuk ka lejuar befasi ndaj Ferizajt dhe ka fituar të dielën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, para tifozëve të vet.
Drenica fitoi 3:2 me rikthim të rezultatit dhe mbetet në pozitën e shtatë me 47 pikë. Ferizaj, që tashmë është përshëndetur edhe matematikisht nga elita e futbollit kosovar, është i parafundit me 36 pikë.
Dy gola në fitoren e Drenicës i shënoi Kreshnik Uka, ndërsa një tjetër e realizoi Igball Jashari.
Drenica kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ukës në minutën e 20-të.
Më pas, Ferizaj i shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të realizoi Dior Gërbovci, ndërsa tre minuta më vonë shënoi edhe Gueye Arfangun.
Pas një ore lojë, Igball Jashari realizoi për 2:2 me asistim të Ukës. Goli u pranua pas konfirmimit nga VAR-i, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.
rejt në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 89-të, Uka shënoi tjetër gol për fitoren 3:2.
Uka është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola.
Prishtina fiton pas tetë xhirosh
Më 21 mars Prishtina e kishte shënuar fitoren e fundit në Superligën e Kosovës në futboll. E kishte mposhtur Ballkanin 1:0 në shtëpi, në kuadër të xhiros së 26-të. Fitore ndaj Ballkanit, Prishtina shënoi edhe të dielën.
Fitorja në Suharekë, ishte e para për Prishtinën pas plot tetë xhirosh.
Prishtina e mposhti 2:1 Ballkanin, në kuadër të xhiros së parafundit të elitës së futbollit kosovar.
Ishte fitore e rëndësishme e Prishtinës në garën për të shmangur ndeshjen e barazhit për mbijetesë në Superligë.
Prishtina kaloi në epërsi më golin e Leotrim Kryeziut nga penalltia në minutën e shtatë. Në minutën e 44-t, Ballkani barazoi rezultatin. Për 1:1 golin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe. Golin për 2:1 e shënoi Rin Ahmeti, në minutën e 70-të.
Prishtina është në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Ballkani në vendin e dytë me 58 pikë.
Prishtina në xhiron e fundit e pret Drenicën, që po ashtu është në garë për mbijetesë.
Malisheva shënon gol ndaj Llapit
Malisheva ka shënuar gol ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Në minutën e 87-të, Mevlan Zeka realizoi për 3:2.
Drenica nuk lejon befasi, shënon sërish
Kreshnik Uka ka shënuar tjetër gol për Drenicën ndaj Ferizajt.
Uka në minutën e 89-të shënoi me goditje të saktë nga zona, pas harkimit të Igball Jasharit.
Dukagjini përmbys rezultatin ndaj Prishtinës së Re
Dukagjini e ka përmbysur në 3:2 rezultatin ndaj Prishtinës së Re.
Fillimisht Altin Merlaku realizoi për 2:2 në minutën e 65-të.
Dy minuta më pas, Kushtrim Gashi, e realizoi golin e epërsisë 3:2.
Kjo ndeshje i takon xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Shënohet goli i dytë në Gjilan
Sulmuesi Robert Rrahmani e ka shënuar golin e dytë për Gjilanin në derbin e qytetit ndaj Dritës.
Rrahmani e shënoi golin për 2:0 në minutën e 62-të.
Gjiani po fiton 2:0 ndaj kampiones së Kosovës, Dritës.
Prishtina kalon në epërsi ndaj Ballkanit
Prishtina është duke fituar 2:1 në udhëtim te Ballkani në Suharekë.
Golin për 2:1 e shënoi Rin Ahmeti, në minutën e 70-të.
Barazohet në 2:2 rezultati në Skenderaj
Rezultati mes Drenicës dhe Ferizajt në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, tani është 2:2.
Rezultati në pjesën e parë ishte 1:0.
Tani është 2:2.
Ferizaj i shënoi dy gola për 2:1, në minutën e 52-të me Dior Gërbovcin dhe në minutën e 55-të me Gueye Arfangun.
Por, në minutën e 60-të shënoi Igball Jashari, me asistim të Kreshnik Ukës për 2:2. Uka e shënoi golin në pjesën e parë, në minutën e 19-të.
Prishtina e Re po udhëheq 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit
Prishtina e Re është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit.
Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin që e realizoi Albion Pllana.
Nedim Mekiq i barazoi shifrat në minutën e 40-të. Mekiq e shënoi edhe golin e epërsisë 2:1 për Prishtinën e Re në minutën e 44-t.
Ndeshja është e vlefshme për xhiron e parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbyllet baras pjesa e parë në Suharekë
Ka përfunduar baras 1:1 pjesa e parë e ndeshjes në Suharekë, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.
Prishtina fillimisht kaloi në epërsi më golin e Leotrim Kryeziut nga penalltia në minutën e shtatë.
Në minutën e 44-t, Ballkani barazoi rezultatin.
Për 1:1 golin e shënoi sulmuesi, Valentin Serebe.
Ballkani barazon rezultatin ndaj Prishtinës
Ballkani e ka barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Prishtinës.
Valentin Serebe e shënoi golin e barazimit 1:1 për Ballkanin në minutën e 44-t.
Llapi shënon tjetër gol
Llapi ka shënuar tjetër gol ndaj Malishevës dhe është duke fituar 3:1.
Arbnor Aliu e realizoi edhe golin e tretë për skuadrën llapjane, në minutën e 41-të.
Llapi në epërsi me penallti të dyshimtë
Llapi e ka përmbysur rezultatin ndaj Malishevës.
Pas penalltisë së fituar nga Arbër Bytyqi, i saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Arbnor Ramadani. Penalltia u konfirmua nga VAR-i, ndonëse pati protesta nga mysafirët.
Ramadani realizoi në minutën e 35-të për 2:1.
Llapi barazon rezultatin
Llapi e ka barazuar rezultatin e ndeshjes kundër Malishevës.
Golin e barazimit 1:1 për llapjanët e shënoi Arianit Hasani në minutën e 29-të.
Uka realizon për epërsinë e Drenicës ndaj Ferizajt
Kreshnik Uka ka shënuar gola dhe e ka kaluar Drenicën në epërsi ndaj Ferizajt.
Uka golin e epërsisë e shënoi në minutën e 20-të.
Ferizaj tashmë ka rënë nga elita e futbollit kosovar dhe të enjten u mposht edhe në finale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja Drenica – Ferizaj i takon javës së parafundit të Superligës së Kosovës.
Dukagjini në epërsi ndaj Prishtinës së Re
Dukagjini ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës së Re.
Për 1:0 realizoi Albion Pllana në minutën e 13-të. Kjo ndeshje i takon xhiros së parafundit të Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini të enjten e fitoi Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Ferizajn.
Malisheva në epërsi ndaj Llapit
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Llapit.
Golin për 1:0 e shënoi Arlind Veliu me asistim të Mevlan Zekës. Golin për 1:0, Veliu e shënoi në minutën e 19-të.
Prishtina në epërsi ndaj Ballkanit
Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.
Golin e epërsisë 1:0 ndaj suharekasve e shënoi kapiteni, Leotrim Kryeziu.
Ai ishte i saktë nga penalltia në minutën e shtatë.
Ndeshja e parafundit ndërmjet Ballkanit e Prishtinës po luhet në Suharekë.
Gjilani në epërsi në derbin lokal
Gjilani ka kaluar në epërsi në derbin lokal ndaj Dritës.
Goli për 1:0 u shënua në minutën e tretë.
Blerind Morina gjuajti ndërsa topin në tentim për ta larguar, e devijoi Blerim Krasniqi, sulmuesi i Dritës.