Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi lëshon pikë të rëndësishme në Podujevë

Llapi

Llapi ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pas barazimit me Dukagjinin. 

Llapi dhe Dukagjini të dielën barazuan 0:0 në xhiron e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Raste shumë të mira për shënim kanë pasur të dyja skuadrat, por portierët mbetën të pamposhtur. 

Dukagjini i shtati i ka 42 pikë, ndërsa Llapi në vendin e tetë, të plejautit, i ka 40 pikë.


Baras në Podujevë pas pjesës së parë

Pjesa e parë e ndeshjes Llapi – Dukagjini, që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është mbyllur baras, 0:0. 

Raste patën të dy skuadrat, por gola nuk u shënuan. 

Edhe Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë Futboll Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë

Dukagjini në mesin e pjesës së parë e qëlloi shtyllën. Hekuran Berisha nuk shënoi nga afërsia në portën e zbrazët. 

Të dyja skuadrave u duhen pikët në garën për mbijetesë në Superligë. 

Ndeshja i takon xhiros së 33-të të Superligës.