Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Derbi në “Zahir Pajaziti” mbyllet pa gola

F

Artikull i përditësuar - Shumë raste për shënim e disa momente diskutabile u panë në ndeshjen derbi mes Llapit dhe Prishtinës. 

Por, fitues në stadiumin “Zahir Pajaziti” të shtunën, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll, nuk pati. 

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0. 

Prishtina me barazim mbetet në pozitën e tretë me 44 pikë. E ka vetëm një pikë më shumë se Gjilani i vendit të katërt, që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Gjilani të dielën e pret Dukagjinin. 

Ndërkohë, Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 33 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. 

Edhe Llapi lëshon pikë të rëndësishme në Podujevë Futboll Llapi lëshon pikë të rëndësishme në Podujevë

Drenica mund të përfitojë nga kjo situatë nëse fiton ndaj Dritës lidere të dielën në shtëpi. Drenica i ka 32 pikë në pozitën e parafundit. 

Prishtina e Re në fund të tabelës i ka 28 pikë. 

Gara për mbijetesë është shumë e hapur.


Mbyllet baras pjesa e parë e derbit në Podujevë

Derbi mes Llapit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Dhe pjesa e parë u mbyll baras, pa gola.

Edhe Derbi në Prishtinë mbyllet baras Futboll Derbi në Prishtinë mbyllet baras

Llapit iu anulua një gol i Ilir Blakçorit për shkak të pozitës jashtë loje. 

Llapi është në garë për mbijetesë, ndërsa Prishtina për të zënë vend në në Evropë edicionin tjetër.