Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica me fitore ndaj Llapit e bën të zjarrtë garën për mbijetesë

Kf Drenica

Drenica ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme të shtunën ndaj Llapit dhe me fitore e ka bërë të zjarrtë garën për mbijetesë.

Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e që i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit kosovar, Drenica e fitoi 1:0 me gol të Kreshnik Ukës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uka me gjuajtje të saktë nga zona realizoi në minutën e 70-të.

Tani Llapi, Ferizaj dhe Drenica i kanë nga 32 pikë.

Llapi është i shtati, Ferizaj është në zonën e barazhit, ndërsa Drenica është në pozitën e parafundit, përkatësisht të nëntën.

Në pozitën e fundit është Prishtina e Re, me 27 pikë.

Edhe Prishtina e Re ka gjasa reale për mbetje në elitë.


Drenica kalon në epërsi, shënon Kreshnik Uka

Drenica ka kaluar në epërsi ndaj Llapit. Golin e epërsisë 1:0 e ka shënuar në minutën e 70-të, Kreshnik Uka.


Mbyllet baras pjesa e parë në Podujevë

Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Drenicës nuk ka dhënë gola.

Në duelin që po luhet në “Zahir Pajaziti”, Drenica krijoi më shumë raste shënimi. Por rastet e krijuara nuk u shfrytëzuan nga lojtarët e ekipit nga Skenderaj.

Edhe Llapi rrezikoi Drenicën me disa gjysmëraste.