Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita thellon krizën e Llapit

Besnik Krasniqi

Drita ka fituar bindshëm të dielën në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe vazhdon të mbetet lidere me pesë pikë distancë nga Ballkani i dyti. 

Drita fitoi 3:0 ndaj Llapit për t’ia thelluar krizën edhe më shumë. 

Drita e para i ka 57 pikë, pesë më shumë se Ballkani i dyti. 

Golat e fitores për Dritën i shënuan Besnik Krasniqi në minutën e 29-të, Abdoul Dante në minutën e 47-të dhe Veton Tusha, në minutën e 63-të. 

Malisheva me 46 pikë është në pozitën e tretë. Prishtina e katërta ka 45 pikë, ndërsa Gjilani i pesti i ka 44 pikë. 

Edhe Drita e fiton derbin ndaj Llapit Futboll Drita e fiton derbin ndaj Llapit

Dukagjini e Drenica janë në vendin e gjashtë dhe të shtatë me nga 38 pikë. 
Llapi mbetet në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, me 33 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në pozitën e parafundit, të nëntën. 

Prishtina e Re në fund të tabelës i ka 28 pikë.


Drita e shënon golin e tretë ndaj Llapit

Drita thuajse ka siguruar fitoren ndaj Llapit. Tashmë kampionia në fuqi udhëheqë 3:0.

Veton Tusha shënoi në minutën e 63-të.


Drita shënon golin e dytë ndaj Llapit

Drita ka shënuar golin e dytë ndaj Llapit në Gjilan.
Golin për 2:0 në minutën e 47-të e shënoi Abdoul Dante

Edhe Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës Futboll Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës

Drita në epërsi pas pjesës së parë

Drita ka shkuar në pushim ndaj Llapit me epërsinë e një goli. 

Besnik Krasniqi realizoi në minutën e 29-të për 1:0. 

Ndeshja i takon xhiros së 30-të të Superligës.


Drita në epërsi ndaj Llapit

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në terrenin me bar sintetik në Gjilan.

Golin për 1:0 në minutën e 29-të e shënoi Besnik Krasniqi.

Edhe Drita fiton edhe në Podujevë Futboll Drita fiton edhe në Podujevë

Kapiteni i Dritës në këtë ndeshje e shënoi golin e gjashtë të edicionit.

Ndeshja i takon xhiros së 30-të të Superligës.