Artikull i përditësuar - Drita e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Drita të martën pasdite në Suharekë e mposhti Ballkanin me rezultatin 1:0.
Vendimtar në fitoren e skuadrës gjilanase ishte Besnik Krasniqi.
Mbrojtësi Krasniqi e realizoi golin e fitores për Dritën në minutën e 91-të.
Për Dritën ishte fitorja e katërt, krahas dy barazimeve dhe dy humbjeve.
Edhe
Drita fiton thellë derbin ndaj Prishtinës
Ka 14 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë për Ballkanin ishte disfata e katërt. Ka edhe katër fitore dhe një barazim. Ka një pikë më pak se Drita.