Kampionia e Kosovës, Drita, është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Drita ishte pa fitore në tri ndeshjet e fundit.
Skuadra nga Gjilani të dielën mbrëma e mposhti Dukagjinin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me rezultatin 2:1.
Blerim Krasniqi e kaloi në epërsi Dritën në minutën e 34-t. Për 2:0 realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 65-të.
Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri Kenan Haxhihamza që fillimisht priti gjuajtje të fuqishme.
Edhe
Dukagjini e mposht kampionen
Golin e vetëm për Dukagjinin e realizoi Dienit Isufi në minutën e 70-të.
Drita ka 11 pikë në pozitën e katërt. Dukagjini ka një pikë më shumë një pozitë më lartë .
Drita e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Dukagjini shënon ndaj Dritës
Dukagjini e ka ngushtuar rezultatin ndaj Dritës në 2:1.
Dienit Isufi në minutën e 70-të realizoi me gjuajtje të saktë nga zona.
Edhe
Drita kthehet te fitorja
Drita dyfishon epërsinë
Drita e ka dyfishuar epërsinë në Klinë ndaj Dukagjinit.
Mbrojtësi Besnik Krasniqi shënoi për 2:0 në minutën e 65-të.
Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri Kenan Haxhihamza që fillimisht priti gjuajtje të fuqishme.
Drita në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Dukagjinit të Klinës.
Edhe
Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë
Në minutën e 34-t, Drita kaloi në epërsi me golin e Blerim Krasniqit.
Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.