Futboll

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

dr

Drita i ka shpëtuar disfatës në Klinë ndaj Dukagjinit të shtunën me gol të Besnik Krasniqit në minutën e katërt të kohës shtesë. 

Krasniqi në minutën e 94-t pranoi top në zonë dhe e plasoi bukur atë prapa shpinës së portierit kundërshtar. 

Dhe me golin e Krasniqit, ndeshja Dukagjini – Drita u mbyll baras, 1:1. 

I takoi xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe u zhvillua në stadiumin “13 Qershori”. 

Për Dukagjinin në minutën e 53-të shënoi Dienit Isufi. Isufi realizoi me kokë dhe nuk iu gëzua golit pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Dritës. 

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Krasniqi, mbrojtësi i krahut të djathtë, që e shpëtoi ekipin nga disfata.

Dukagjini ngjitet përkohësisht në pozitën e dytë me 27 pikë, një më shumë se Prishtina që aktualisht i ka dy ndeshje më pak të luajtura. 

Drita bie në pozitën e pestë me 24 pikë. Edhe Drita e ka një ndeshje më pak të luajtur.


Dukagjini befason Dritën në Klinë

Dienit Isufi e ka kaluar në epërsi Dukagjinin ndaj kampiones në fuqi, Dritës. 

Dienit Isufi ka shënuar gol me kokë në minutën e 53-të. Ai realizoi pas një veprimi shumë të mirë individual në zonë nga Iljasa Zulfiji. Sulmuesi i krahut harkoi në zonë dhe e gjeti Isufin, që me gjuajtje të saktë shënoi për 1:0. Ai nuk u gëzua pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës gjilanase.


Pa gola në pjesën e parë në Klinë

Ndeshja që po luhet në stadiumin “13 Qershori” në Klinë ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës ka qenë e niveluar dhe rezultati pas pjesës së parë ishte 0:0. 

Të dyja skuadrat patën disa gjysmëraste, por pa arritur të konkretizonin. 

Ky ballafaqim i takon xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll.