Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës.
Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë i takon javës së dhjetë të Superligës së Kosovës.
Elton Basri e kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e pestë.
Dhjetë minuta më pas, Dukagjini, mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi që për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër, direkt me karton të kuq u ndëshkua Kushtrim Gashi.
Drenica i barazoi shifrat në minutën e 20-të me golin që e realizoi Agim Zeka.
Drenica barazon shifrat
Drenica ka barazuar shifrat ndaj Dukagjinit. Për 1:1 realizoi Agim Zeka në minutën e 20-të. Drenica po luan me një futbollist më shumë në fushë, pasi që Kushtrim Gashi i Dukagjinit në minutën e 16-të u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Gashi ndëshkohet me të kuq, Dukagjini me një lojtar më pak
Edhe
Drenica fiton ndaj Dukagjinit me gol të minutës së 93-të
Dukagjini ka mbetur me një futbollist më pak në fushë. Direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër u ndëshkua Kushtrim Gashi në minutën e 16-të.
Dukagjini po fiton 1:0 ndaj Drenicës, derisa po zhvillohet minuta e 20-të.
Basri kalon Dukagjini në epërsi
Dukagjini e ka nisur mirë ndeshjen kundër Drenicës.
Kapiteni Elton Basri e ka shënuar golin e epërsisë 1:0 ndaj Drenicës.
Ndeshja po luhet në Klinë.
Basri shënoi me kokë në minutën e pestë, dy minuta pasi Altin Merlaku humbi penallti.
Gjuajtjen e Merlakut e priti portieri i Drenicës.