Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drenica fiton ndaj Dukagjinit me gol të minutës së 93-të

Drenica

Drenica ka fituar në udhëtim te Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me gol të minutës së 93-të.

Golin e fitores e realizoi mesfushori Fjoart Jonuzi dhe më pas ndeshja u mbyll 1:0 në të mirë të “kuqezinjve”.

Me fitoren e arritur në minutën e tretë të kohës shtesë, Drenica është barazuar me pikë me Dukagjinin në mes të tabelës.

Dukagjini i gjashti dhe Drenica e shtata i kanë nga 41 pikë. Llapi i ka 39 pikë në vendin e tetë, atë të barazhit.

Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, teksa Prishtina e Re në pozitën e fundit i ka 28 pikë.


Mbyllet baras pjesa e parë në Klinë

Edhe Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin Sport Dukagjini me fitore të pritur, shmang barazhin

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0:0 pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Drenica që po luhet në Klinë.

Ky duel i takon xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini e Drenica patën raste për gola, por pa konkretizim.