Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfundon pa fitues ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit

Drenica

Ka përfunduar baras pa gola ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në “Bajram Aliu” në Skenderaj i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës. 

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por nuk i konkretizuan. 

Dukagjini edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës. 

Ndërsa Drenica arriti ta siguronte mbijetesën në Superligë pa barazh.

Lexo përditësimet tjera
topi f

Malisheva fiton me rezultat tenistik, barazim në “Bajram Aliu”

Drenica 0:0 DukagjiniVushrria 1:6 Malisheva