Drenica 0:0 Dukagjini
Vushrria 1:6 Malisheva
Përfundon pa fitues ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit
Ka përfunduar baras pa gola ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në “Bajram Aliu” në Skenderaj i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës.
Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por nuk i konkretizuan.
Dukagjini edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës.
Ndërsa Drenica arriti ta siguronte mbijetesën në Superligë pa barazh.
Malisheva e nis edicionin e ri me fitore shumë të thellë
Malisheva e ka nisur edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës me fitore shumë të thellë.
Malisheva të shtunën pasdite në kampin nacional të FFK-së në Hajvali e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 6:1.
Krenar Dulaj e hapi serinë e golave në minutën e pestë. Golin e dytë e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 35-të.
Për 3:0 shënoi kapiteni Dreni Kryeziu në minutën e 52-të.
Uka realizoi sërish për 4:0 në minutën e 64-t. Goli i pestë u shënua nga Laurent Xhylani në minutën e 72-të.
Katër minuta më pas, Mark Bushaj, shënoi për 6:0.
Golin e vetëm për Vushtrrinë e realizoi Dion Sahiti në minutën e 86-të.
Malisheva edicionin e kaluar e përfundoi kampionatin si nënkampione.
Ndërkohë Vushtrria u kthye në Superligë.
“Tenis” në Hajvali, Malisheva po e demolon Vushtrrinë
Malisheva është duke fituar thellë 6:0 ndaj Vushtrrisë.
Golin e gjashtë e realizoi Mark Bushaj në minutën e 75-të.
Malisheva po e “shkatërron” Vushtrrinë
Malisheva po udhëheq 6:0 ndaj Vushtrrisë.
Në minutën e 64-t, Kreshnik Uka, e realizoi golin e katërt për skuadrën malishevase.
Goli i pestë u shënua në minutën e 71-të nga Laurent Xhylani.
Pesë minuta më vonë shënoi edhe Mark Bushaj.
Vushtrria pëson edhe golin e tretë
Vushtrria ka pësuar edhe golin e tretë nga Malisheva.
Dreni Kryeziu realizoi për 3:0 në minutën e 52-të.
Pjesët e para: Malisheva në epërsi prej dy golave, baras në “Bajram Aliu”
Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve Vushtrria – Malisheva dhe Drenica – Dukagjini.
Malisheva po fiton 2:0 ndaj Vushtrrisë pas pjesës së parë. Golat për skuadrën malishevase i realizuan Krenar Dulaj dhe Kreshnik Uka.
Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit ka përfunduar baras pa gola.
Malisheva shënon edhe golin e dytë ndaj Vushtrrisë
Malisheva e ka realizuar golin e dytë ndaj Vushtrrisë.
Kreshnik Uka në minutën e 32-të realizoi për 2:0. Fillimisht goli i Ukës u anulua për pozitë jashtë loje. Por pas rishikimit të VAR-it, goli i Ukës u pranua.
Malisheva në epërsi ndaj Vushtrrisë
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë.
Për 1:0 realizoi Krenar Dulaj në minutën e gjashtë.