Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini shënon fitoren e parë në edicionin e ri

Dukagjini

Artikull i përditësuar - Dukagjini e ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dukagjini të shtunën në kuadër të xhiros së dytë e mposhti Feronikelin 74 me rezultatin 1:0. 

Ndeshja në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u zhvillua nën dritën e reflektorëve. 

Jeudi Stevenson e realizoi golin e fitores për Dukagjinin në minutën e 18-të. 

Dukagjini në xhiron e parë barazoi 0:0 me Drenicën. 

Për Feronikelin 74 ishte disfata e dytë radhazi, pasi që edhe në ndeshjen hapëse të edicionit të ri pësoi disfatë nga Gjilani me rezultatin 3:1.