Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka thënë se ekipet kanë punuar pa ndërprerje në autoudhë dhe rrugët nacionale e rajonale, për t’i mbajtur ato të kalueshme.
Ai ka thënë se është pastruar bora dhe është hedhur kripë për t’i parandaluar ngricat e po ashtu ka vazhduar pastrimi edhe në mëngjes.
Basha në postim në Facebook ka lutur qytetarët që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme e të kenë kujdes gjatë vozitjes.
“Gjatë natës patëm reshje të dendura bore. Ekipet tona punuan pa ndërprerje në autoudhë dhe në rrugët nacionale e rajonale për t’i mbajtur ato të kalueshme. Siç shihet në pamjet e xhiruara gjatë natës, ekipet kanë pastruar borën dhe kanë hedhur kripë për të parandaluar ngricat. Puna vazhdon edhe këtë mëngjes, me ekipet e pastrimit në terren. I falënderoj të gjithë ata që punuan gjatë natës për t’ua mundësuar qytetarëve qarkullimin. Reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes. I lusim ngasësit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka shkruar Basha në Facebook.
-
Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, që akuzohen për dallavere me tender
-
Basha: Gati 14 mijë euro u shqiptuan gjoba për tejkalim të peshës nga mjetet e rënda
-
Reshje bore në zonat malore, Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për kujdes
-
Ministria e Infrastrukturës: Rrugët e bllokuara janë pastruar, ekipet mbeten në gatishmëri
-
Vazhdon kufizimi i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë