Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po intervenojnë në terren pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin.
Sipas ministrisë, në hyrje të Shtërpcës, në rrugën rajonale R115, si pasojë e stuhisë janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës. Pas ndërhyrjes, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, ministria thekson se ekipet po vazhdojnë të monitorojnë situatën në terren dhe po bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pasojave të motit të keq.
Njëkohësisht, u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin udhëtimet e panevojshme gjatë stuhive dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike.
-
Ministria në “gatishmëri për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve” pas reshjeve të borës
-
AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme
-
Përmbytje të rrugëve e dëme materiale pas shiut të dendur në Rahovec
-
Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në disa zona
-
Lirohet për qarkullim magjistralja Ferizaj – Gjilan, që u mbyll pas reshjeve të shiut