Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se situata në nivel vendi është stabile, e qetë dhe plotësisht e menaxhueshme, pas reshjeve të shiut të ditës së sotme.
AME ka bërë të ditur se Drejtoritë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH), kanë intervenuar me shpejtësi dhe efikasitet në të gjitha zonat e prekura.
Në Gjakovë e Rahovec, AME ka bërë të ditur se niveli i ujërave është në rënie dhe situata është nën kontroll e drejt stabilizimit. Po ashtu në Prizren e Suharekë, ka bërë të ditur se ka pasur raste të depërtimit të ujit në bodrume, objekte banimi dhe lokale afariste, por gjendja është stabilizuar.
E në Prishtinë ka njoftuar se është evidentuar grumbullim uji në Shkabaj dhe në autostradën Prishtinë – Shkup (afër Marigona Residence), ku ekipet kanë ndërhyrë për normalizim të qarkullimit.
“Strukturat e AME-së, në koordinim me Qendrën Operative të MPB-së, Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale, mbeten në angazhim të vazhdueshëm 24/7 dhe vijojnë koordinimin në terren. Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës si burim i vetëm zyrtar në dispozicion, i cili dërgoi parashikimin për ditën e sotme dhe ditëve ne vijim, e cila parashikon stabilizim të motit, përtej kësaj Agjencia e Menaxhimit Emergjent mbetet në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi apo përkeqësimi të mundshëm të situatës”, thuhet në postimin e AME-së.
-
AME-ja e cilëson stabile dhe të menaxhueshme situatën pas reshjeve
-
Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bjerë, situata me reshjet është përmirësuar
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë përkeqësim të situatës në rast të reshjeve të reja
-
Vërshimet në Kosovë, Agjencia e Menaxhimit Emergjent del me raport
-
AME: 196 intervenime dhe 42 persona të evakuuar nga vërshimet e janarit