Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me vërshimet në Kosovë ka shënuar përmirësim pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.
Sipas njoftimit të AME-së, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie.
“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës. Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja”, thuhet në njoftimin e AME-së.
Tutje janë dhënë detaje edhe për gjendjen në komunat të cilat u përballën me përmbytje ditëve të fundit. Në përgjithësi raportohet për situatë stabile.
“Prishtinë & rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe bllokime të disa rrugëve dytësore; situata mbetet e menaxhueshme. Prizren: Gjatë natës janë raportuar shumë pak intervenime, kryesisht të natyrës teknike. Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; në Mitrovicën e Jugut janë evakuuar disa familje përkohësisht si masë sigurie. Pejë: Dy intervenime të raportuara në Istog, përfshirë evakuimin e një familjeje; në komunat tjera gjendja stabile. Gjakovë & Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; rënie e nivelit të ujit në lumenj”, thuhet mes tjerash në postimin e kësaj agjencie në Facebook.
Megjithatë reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim rrugor në disa zona. Në njoftimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent bëhet e ditur se disa rrugë mbeten të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut.
-
AME thotë se situata pas reshjeve të sotme, është stabile dhe plotësisht e menaxhueshme
-
AME-ja e cilëson stabile dhe të menaxhueshme situatën pas reshjeve
-
Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit
-
Lumenjtë, nga pasuri në kërcënim
-
AME: 196 intervenime dhe 42 persona të evakuuar nga vërshimet e janarit