Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e fundit të shiut gjatë natës kanë ndikuar në ngritjen e niveleve në disa lumenj.
Konkretisht, IHMK-ja niveli i ujit është rritur në Pellgun e Lepencit dhe të Moravës së Binçës.
“Kjo situatë mund të shkaktojë vërshime lokale. Aktualisht lumi Lepencit në vend-matjen hidrometrike në Han të Elezit është ngritur për 2.93 m. Po ashtu edhe lumi Morava e Binçës në vendëmatjen hidrometrike në Viti është në ngritje 1.33m. Edhe lumi Nerodimes në Kaçanik, është në ngritje. Lumenjtë tjerë të vendit janë në rrjedha të tyre normale dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për vërshime/përmbytje”, thuhet në njoftim.
-
IHMK-ja paraqet gjendjen e lumenjve pas reshjeve, tregon ku është situata më e rënduar
-
IHMK-ja: Shumica e lumenjve patën ngritje gjatë dy ditëve, disa dolën nga shtrati
-
Reshje shiu edhe ditëve në vijim, IHMK-ja paralajmëron vërshime në disa zona në Kosovë
-
Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bjerë, situata me reshjet është përmirësuar
-
IHMK-ja aktivizon alarmin e verdhë, rrezik për reshje të dendura dhe mundësi vërshimesh