Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, shumica e lumenjve kanë pasur ngritje e disa prej tyre kanë dal nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
IHMK-ja ka thënë se aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, pos Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës e Binçës dhe Lepencit, që kanë ngritje të lehtë.
“Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Aktualisht shumica janë në rënie të lehtë, pos Drinit Bardhë, Sitnicës, Moravës e Binëës, Lepencit, që kanë ngritje të lehtë”, është njoftuar në IHMK.
Në disa vende të Kosovës është raportuar për përmbytje gjatë të martës. Si pasojë e paralajmërimeve për përmbytje në Prishtinë të martën u anulua procesi mësimor.