Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se pas reshjeve të shiut që kanë rënë ditëve të fundit, në disa rajone mund të ketë vërshime.
Sipas njoftimit të IHMK-së, aktualisht zonat më të rrezikuara janë disa vendbanime të Hanit të Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejës, Deçanit, disa në pellgun e Moravës së Binçës e të tjera.
“Duke pasur parasysh situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellë me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatar dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenj, sidomos atyre me karakter malor. Kështu situata më e rënduar është në pellgun e Lepencit, Morava e Binçës, Bistrica e Pejës, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deçanit, ku nivelet aktualisht janë në ngritje të cilat mund të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje”, thuhet në njoftim.
Situatën thuhet se pritet ta vështirësojnë akoma më shumë reshjet e shiut të cilat pritet të bien gjatë orëve dhe ditëve në vazhdim.
“Kërkohet vëmendje e shtuar, sidomos në zonat/komunat e lartcekura. Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatar deri të lartë, të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta”, thuhet në njoftim.
-
Rritet niveli i ujit në disa lumenj pas reshjeve të fundit
-
Të hënën priten reshje intensive shiu, IHMK rekomandon të evitohen daljet e panevojshme
-
IHMK-ja paraqet gjendjen e lumenjve pas reshjeve, tregon ku është situata më e rënduar
-
Vazhdon edhe sot moti me shi
-
Vërshime në disa pjesë të Kosovës, apelohet për kujdes