Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale. Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre.