Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Kosovë i vranët e me reshje shiu, në viset e larta parashihet borë

Bore

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me reshje shiu. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në viset e larta parashihen reshje shiu dhe borë. 

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes 0-3 gradë celsius, e maksimalet mes 6-8 gradë. 

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.