Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita fiton pa telashe ndaj Vushtrrisë

Drita

Drita e ka realizuar edhe fitoren e katërt rresht në Superligën e Kosovës në futboll, me golat e Mike Arthurit, Kemelho Nguenas dhe Albert Dabiqajt. 

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi të shtunën 3:1 ndaj Vushtrrisë, në ndeshjen e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Gjilan. 

Arthuri në minutën e 19-të dhe Nguena në minutën e 31-të shënuan për 2:0, ndërsa supergol për Vushtrrinë realizoi Albion Shurdhiqi, tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë. Golin e qetësisë për Dritën, Dabiqaj e realizoi në minutën e 75-të. 

Futbollistët e Vushtrrisë që e bojkotuan ndeshjen ndaj Ballkanit dhe e humbën me rezultat zyrtar, u mposhtën për herën e katërt rresht. 

Drita vazhdon garën për mbrojtjen e titullit me 23 pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Vushtrria e fundit mbetet me vetëm tri pikë në 12 ndeshje. 

Drita e ka një ndeshje më pak të luajtur, atë ndaj Prishtinës.

Lexo përditësimet tjera
Prishtina

LIVE: Llapi 0:1 Prishtina, Drita 3:1 Vushtrria

Llapi 0:1 Prishtina4’ – GOOOOOOOL! Prishtina kalon në epërsi. Leotrim Kryeziu është golashënues.1’ – Nis ndeshja...