Drita e ka fituar derbin të dielën ndaj Llapit në shtëpi me rezultatin, 1:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e fitores për kampionen në fuqi, Dritën, e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të.
Krasniqi u ndëshkua edhe me karton direkt të kuq në minutën e 79-të.
Për klubin nga Gjilani ishte fitore shumë e rëndësishme për të mbajtur hapin në garën për titull kampioni.
Drita reagoi edhe pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Drenica.
Ndërkohë për Llapin ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.
Drita ka 20 pikë në vendin e tretë. Tri pikë më shumë i ka Ballkani në pozitën e dytë. Lidere është Prishtina me 26 pikë.
Llapi mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë.