Drita e fiton derbin ndaj Llapit

5 o. më parë / 2 nën 2025 15:03
Besnik Krasniqi

Drita e ka fituar derbin të dielën ndaj Llapit në shtëpi me rezultatin, 1:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.

Golin e fitores për kampionen në fuqi, Dritën, e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të.

Krasniqi u ndëshkua edhe me karton direkt të kuq në minutën e 79-të.

Për klubin nga Gjilani ishte fitore shumë e rëndësishme për të mbajtur hapin në garën për titull kampioni.

Drita reagoi edhe pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Drenica.

Ndërkohë për Llapin ishte humbja e parë pas dy fitoreve radhazi.

Drita ka 20 pikë në vendin e tretë. Tri pikë më shumë i ka Ballkani në pozitën e dytë. Lidere është Prishtina me 26 pikë.

Llapi mbetet në pozitën e pestë me 16 pikë.

Prishtina e Re merr pikë por mbetet e fundit

5 o. më parë / 2 nën 2025 15:01
Prishtina e Re

Prishtina e Re ka marrë një pikë të dielën në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së Kosovës në futboll ndaj Drenicës, por vazhdon të mbetet e fundit në tabelë.

Prishtina e Re dhe Drenica barazuan pa gola në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Për Prishtinën e Re ishte barazimi i parë pas tri humbjeve të njëpasnjëshme. Një barazim e ka edhe me Dukagjinin, ndërsa dy fitoret i arriti ndaj Llapit dhe Malishevës.

Drenica ndërkohë kishte ecuri prej katër humbjeve rresht, para fitores ndaj Dritës në xhiron e kaluar. Por, ka lëshuar pikë të rëndësishme në Lipjan.

Prishtina e Re e fundit mbetet me tetë pikë dhe është në garë për mbetje në elitë.

Drenica në vendin e shtatë ka 15 pikë.

Fitore e madhe e Malishevës ndaj Dukagjinit

5 o. më parë / 2 nën 2025 14:57
Malisheva

Malisheva ka fituar në udhëtim te Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndonëse në minutat e fundit të ndeshjes mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Malisheva të dielën në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës në futboll fitoi me rezultatin 2:1.

Etnik Brruti i shënoi të dyja golat për malishevasit, që të dielën u udhëhoqën nga Skender Ulluri. Ulluri në krye të Malishevës është në vend të trajnerit Qatip Osmanit, që u largua nga skuadra ditë më parë. 

Brruti në minutën e 21-të shënoi për 1:0, ndërsa Altin Merlaku i barazoi shifrat në minutën e 35-të.

Malisheva vazhdoi lojën e mirë dhe shënoi tjetër gol me mesfushorin Brruti, në minutën e 68-të. Ishte edhe goli i fitores 2:1 për Malishevën.

Nga minuta e 76-të, mysafirët mbetën me një futbollist më pak në fushë. Donart Vitija u përjashtua nga loja, por rezultati nuk ndryshoi më.

Për Dukagjinin ishte humbja e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit, ndërsa ka edhe një fitore dhe një barazim në këtë ecuri.

Ndërkohë, Malisheva fitoi për herë të dytë në pesë ndeshjet e fundit ku i ka edhe tri humbje.

Malisheva me 16 pikë pas 12 ndeshjeve renditet në vendin e gjashtë, një më pak se Dukagjini që është i katërti.

Malisheva sërish në epërsi

5 o. më parë / 2 nën 2025 14:27
Malisheva

Skuadra e Malishevës ka kaluar sërish në epërsi 2:1 ndaj Dukagjinit.

Etnik Brruti ishte realizatori i golit në minutën e 69-të.

Brruti e shënoi edhe golin e parë për Malishevën.

Drita në epërsi pas pjesës së parë

6 o. më parë / 2 nën 2025 13:53
drita

Kampionia e Kosovës, Drita, e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Llapit.

Besnik Krasniqi golin e epërsisë e realizoi nga penalltia në minutën e 33-të.

Ndërkohë Dukagjini dhe Malisheva po barazojnë 1:1 pas 45 minutave.

Fillimisht Malisheva kaloi në epërsi me golin që e realizoi Etnik Brruti në minutën e 21-të.

Dukagjini shifrat i barazoi në minutën e 35-të. Golin e barazimit e realizoi Etnik Brruti.

Ndërsa ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan ndërmjet Prishtinës së Re dhe Drenicës ka përfunduar baras pa gola pjesa e parë.

Ndeshjet janë të vlefshme për xhiron e 12-të të elitës së futbollit kosovar.

Krasniqi e kalon kampionen në epërsi

6 o. më parë / 2 nën 2025 13:38
Besnik Krasniqi

Besnik Krasniqi e ka kaluar në epërsi kampionen Dritën ndaj Llapit.

Krasniqi golin e epërsisë e realizoi nga penalltia në minutën e 33-të.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Barazon Dukagjini

6 o. më parë / 2 nën 2025 13:35
KF Dukagjini

Dukagjini i ka barazuar shifrat ndaj Malishevës.

Për 1:1 shënoi Altin Mërlaku në minutën e 32-të.

Malisheva në epërsi

6 o. më parë / 2 nën 2025 13:20
KF Malisheva

Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit.

Për 1:0 realizoi Etnik Brruti në minutën e 19-të.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.