Llapi e ka shënuar fitore e parë pas një kohe të gjatë.
Të mërkurën në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, Llapi e mposhti bindshëm Prishtinën e Re, 4:0. Ishte fitorja e parë e Llapit që prej 4 prillit, kur e mposhti Ferizajn.
Llapi më pas kishte tri humbje e dy barazime. Këtu përfshihet edhe ecuria në Kupën e Kosovës, ku Llapi u eliminua nga Ferizaj në gjysmëfinale.
Arbnor Ramadani shënoi në minutën e gjashtë për 1:0. Arianit Hasani me asistim të Edon Sadriut realizoi në minutën e 58-të, ndërsa vetë Sadriu shënoi shtatë minuta para fundit. Rezultatin përfundimtar e vendosi goli i Fiton Ademit në minutën e 93-të.
Prej minutës së 53-të, Prishtina e Re luajti me një futbollist më pak. Me të kuq u përjashtua Endrit Morina.
Edhe
Llapi mbetet në Superligë
Llapi tani i ka 36 pikë në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. Drenica në vendin e shtatë i ka 38 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e parafundit i ka 33 pikë. Drenica e Ferizaj e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Prishtina e Re thellohet edhe më shumë në fund të tabelës me 28 pikë.