Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Llapi do të jetë pjesë e elitës së futbollit kosovar edhe për një edicion tjetër. Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina e siguroi qëndrimin në Superligë pas fitores ndaj Dinamos së Ferizajt. Ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas të shtunën pasdite, Llapi e fitoi 2:0. 

Çështjen e fituesit, Llapi e mbylli që në fillim të ndeshjes kur e nisi dominimin. 

Para se t’i shënonte golat, Llapi e qëlloi transversalen fillimisht pas gjuajtjes me kokë të qendërmbrojtësit Landrit Rama.  

Llapi vazhdoi me intensitet të lartë dhe e  gjeti rrugën e golit. Në minutën e 11-të, Arianit Hasani depërtoi në zonë nga krahu i djathtë dhe harkoi. Pas topit të devijuar shënoi sulmuesi Fiton Ademi.

Llapi e shënoi edhe një tjetër gol më pas, që ia siguroi qëndrimin në elitë. 

Edhe Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin Futboll 1 muaj më parë Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin

Një aksion nga krahu i majtë përfundoi me penallti për llapjanët. 

Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Bytyqi, u ndal në zonë në mënyrë të palejuar nga qendërmbrojtësi Ardian Shaljani. Gjyqtari Alban Shala sinjalizoi në penallti dhe ajo u konfirmua edhe nga VAR-i pasi dyshohej për pozitë jashtë loje fillimisht, e më pas u shikua nëse ndërhyrja ishte brenda në zonë. 
Nga penalltia i saktë ishte sulmuesi Muhamet Hyseni. Golin e 11-të të edicionit, Hyseni e shënoi në minutën e 23-të. 

Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat kërkuan penallti për prekje të topit me dorë brenda në zonë. Por, për gjyqtarin Shala nuk kishte asgjë të parregullt.

Kërkesa për penallti kishte edhe në pjesën e dytë, por nuk u sinjalizua për një të tillë më. Dinamo e Ferizajt që e kërkonte inkuadrimin në Superligë për herë të parë në histori, u mundua deri në fund, por nuk shënoi. 

Për Llapin ishte viti i dytë rresht që e siguron mbijetesën nëpërmjet barazhit. Sezonin e rregullt, Llapi e mbylli në vendin e tetë me 49 pikë, sa kishte edhe Prishtina e shtata. Llapi i kishte ndeshjet e ndërsjella më të dobëta dhe përfundoi më poshtë. Dinamo përfundoi në pozitën e katërt me 71 pikë, sa kishte edhe Liria e treta. Ndaj Lirisë së Prizrenit luajti në barazhin e Ligës së Parë dhe fitoi 2:0. Por, nuk kishte forcë ta mposhtte edhe Llapin dhe do të garojë në kategorinë e dytë sërish. 

Edhe Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë Futboll 1 muaj më parë Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë

Në sezonin e kaluar, Llapi kishte 47 pikë, një më pak se Dukagjini, dhe u përfshi në ndeshjen e barazhit sërish. Ndaj Vushtrrisë fitoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Vushtrria në këtë sezon e siguroi inkuadrimin direkt në Superligë si kampione, bashkë me Feronikelin 74 që e përfundoi sezonin e dyta në Ligën e Parë. 

Llapi në Superligën e Kosovës u kthye në edicionin 2015/16 dhe vazhdon të jetë në elitë. Prej asaj kohe është dy herë fitues i Kupës së Kosovës. Kupën e Kosovës e fitoi në edicionet 2020/21 dhe 2021/22.

Batatina: Rrini të qetë, Superliga nuk luhet pa Llapin

1 muaj më parë / 6 qer 2026 18:08
Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur për mbetjen në elitën e futbollit kosovar, pas fitores 2:0 ndaj Dinamos së Ferizajt.

“Mendoj që njerëzit në Kosovë e kanë parë pse Llapi mbeti në barazh. Nuk ishte me meritë. Kemi dominuar kundërshtarët në ndeshjet e fundit. Batatina është për 14 vjet në futbollin e Kosovës dhe do të jetë edhe për 15 vjet të tjera. Duhet korrektësi. Skuadra nuk ka performuar mirë në kampionat këtë edicion. Por kundër të gjithëve e arritëm qëllimin. E respektuam Dinamon, është skuadër e mirë. Nuk ka ndeshje të lehta, këto janë finale. Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Tifozëve u them të rrinë të qetë sepse Superliga nuk luhet pa Llapin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Batatina.

Llapi me epërsi të lartë pas pjesës së parë

1 muaj më parë / 6 qer 2026 16:51
KF Llapi

Llapi ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave në ndeshjen e barazhit ndaj Dinamos së Ferizajt.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina shënoi dy gola të shpejtë për epërsinë 2:0.

Dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Para se t’i shënonte golat, Llapi e qëlloi transversalen fillimisht.

Ishte qendërmbrojtësi Landrit Rama që qëlloi transversalen pas goditjes me kokë.

Llapi vazhdoi dominimin dhe shënoi për 1:0 në minutën e 11-të.

Arianit Hasani depërtoi në zonë nga krahu i djathtë dhe harkoi, ndërsa topin e devijuar në zonë, në gol e shndërroi Fiton Ademi. Qendërsulmuesi Fiton Ademi nuk gaboi nga afërsia.

Llapi nuk u ndal deri kur e shënoi golin për 2:0.

Një aksion nga krahu i majtë përfundoi me penallti për llapjanët.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Bytyqi, u ndal në zonë në mënyrë të palejuar nga qendërmbrojtësi Ardian Shaljani.

Gjyqtari Alban Shala sinjalizoi në penallti dhe ajo u konfirmua edhe nga VAR-i. Dyshohej për pozitë jashtë loje fillimisht, e më pas u shikua nëse ndërhyrja ishte në zonë.

Nga penalltia i saktë ishte sulmuesi Muhamet Hyseni. Golin e 11-të të edicionit, Hyseni e shënoi në minutën e 23-të.

Deri në fund të pjesës së parë, të dyja skuadrat kërkuan penallti për prekje të topit me dorë brenda në zonë. Por, për gjyqtarin Shala nuk kishte asgjë të parregullt.

Llapi shënon tjetër gol në Drenas

1 muaj më parë / 6 qer 2026 16:26
Llapi

Llapi ka shënuar tjetër gol në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. 
Golin për 2:0 e shënoi nga penalltia. 
Mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Bytyqi, bëri vrapim të shpejtë drejt zonës, ndërsa me vonesë në të, ndërhyrje të palejuar bëri qendërmbrojtësi Ardian Shaljani. 
Muhamet Hyseni më pas ishte i saktë nga penalltia e minutës së 23-të. Për të ishte goli i 11-të në këtë edicion.

Pas disa rasteve, Llapi shënon gol

1 muaj më parë / 6 qer 2026 16:16
Llapi

Llapi ka shënuar gol në ndeshjen e barazhit. 
Arianit Hasani depërtoi nga krahu i djathtë dhe harkoi në zonë. Pas devijimit, topi erdhi te Fiton Ademi, i cili nuk gaboi me gjuajtje të saktë nga afërsia për 1:0. 
Ademi realizoi gol në minutën e 11-të.