Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi fiton pas afro dy muajsh në Superligë

Llapi

Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme të premten mbrëma duke i dhënë fund ecurisë prej shtatë ndeshjeve pa fitore. 

Ishte fitorja e parë pas afro dy muajsh e Llapit në elitën e futbollit kosovar. 

Llapi e mposhti Dukagjinin në Klinë me rezultatin 1:0, në kuadër të javës së 13-të. 

Mesfushori Rilind Hetemi e shënoi golin e fitores për skuadrën llapjane në minutën e 89-të. 

Për Llapin është fitorja e dytë, krahas dy barazimeve dhe nëntë humbjeve. 

Edhe Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Gjilanit Futboll Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Gjilanit

Mbetet në pozitën e parafundit me tetë pikë. 

Ndërkohë për Dukagjinin ishte disfata e tretë. Ka edhe katër fitore dhe gjashtë barazime. E zë vendin e gjashtë me 18 pikë.