Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët mposhtën Vushtrrinë me rezultat të thellë 4:0 në “Liman Gegaj” në Malishevë, në kuadër të xhiros së pestë të elitës kosovare të futbollit.
Llapjanët shënuan dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë për fitoren e parë.
Në pjesën e parë golat i shënuan Arbnor Ramadani dhe Fiton Ademi.
Ramadani e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 17-të, kurse Ademi shënoi për 2:0 në minutën e 36-të.
Edhe
Malisheva kthehet te fitoret, thellon krizën e Llapit
Pas një ore lojë, Llapi, shënoi golin e tretë.
Realizator i golit të tretë ishte Arianit Hasani, kurse golin që vulosi fitoren e thellë 4:0 e shënoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 90-të.
Për Llapin ishte fitorja e parë, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë.
Llapi afër fitores së parë, shënon sërish gol
Llapi i afrohet fitores së parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll pas golit të tretë të shënuar ndaj Vushtrrisë.
Arianit Hasani e ka shënuar golin e tretë për rezultatin 3:0 në të mirë të llapjanëve.
Llapi e mbyll me epërsi 2:0 pjesën e parë
Edhe
Llapi mbetet në Superligë
Llapi e ka mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes ndaj Vushtrrisë.
Për ekipin e drejtuar nga trajneri Tahir Batatina golat i shënuan Arbnor Ramadani dhe Fiton Ademi.
Ramadani e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 17-të, kurse Ademi shënoi për 2:0 në minutën e 36-të.
Ndeshja Vushtrria – Llapi po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Vushtrria është vendëse, por ndeshjen ka vendosur ta organizoj në Malishevë, në mungesë të stadiumit të saj.
Llapi e shënon golin e dytë ndaj Vushtrrisë
Llapi e ka shënuar golin e dytë në ndeshjen kundër Vushtrrisë.
Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi Fiton Ademi në minutë 36-të.
Llapi në epërsi ndaj Vushtrrisë
Edhe
Llapi fiton, por mbetet në zonën e barazhit
Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen që po luhet në Malishevë, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e epërsisë 1:0 për Llapin e shënoi mesfushori Arbnor Ramadani.
Ai mposhti portierin e Vushtrrisë në minutën e 17-të.