Llapi ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Malishevës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Por llapjanët kanë mbetur në zonën e barazhit.
Llapi mbetet në vendin e tetë me 46 pikë, kurse Malisheva në vendin e tretë me 56 pikë.
Golin për 1:0 e shënoi Arlind Veliu në minutën e 19-të me asistim të Mevlan Zekës.
Llapi e barazoi rezultatin, 1:1 me gol të Arianit Hasanit në minutën e 29-të.
Për rezultatin 2:1 në të mirë të llapjanëve, golin e shënoi Arbnor Ramadani
Penalltia u konfirmua nga VAR-i, ndonëse pati protesta nga mysafirët.
Ramadani realizoi në minutën e 35-të për 2:1.
Arbnor Aliu e realizoi edhe golin e tretë për skuadrën llapjane, në minutën e 41-të.
Malisheva golin e dytë e shënoi në minutën e 87-të, nëpërmjet Mevlan Zekës. Asistuesi i golit të parë për Malishevën, Zeka, shënoi për 3:2, rezultat me të cilin përfundoi takimi në Podujevë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo