Drenica nuk ka lejuar befasi ndaj Ferizajt dhe ka fituar të dielën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, para tifozëve të vet.
Drenica fitoi 3:2 me rikthim të rezultatit dhe mbetet në pozitën e shtatë me 47 pikë. Ferizaj, që tashmë është përshëndetur edhe matematikisht nga elita e futbollit kosovar, është i parafundit me 36 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy gola në fitoren e Drenicës i shënoi Kreshnik Uka, ndërsa një tjetër e realizoi Igball Jashari.
Drenica kaloi në epërsi 1:0 me golin e Ukës në minutën e 20-të.
Më pas, Ferizaj i shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të realizoi Dior Gërbovci, ndërsa tre minuta më vonë shënoi edhe Gueye Arfangun.
Pas një ore lojë, Igball Jashari realizoi për 2:2 me asistim të Ukës. Goli u pranua pas konfirmimit nga VAR-i, pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.
rejt në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 89-të, Uka shënoi tjetër gol për fitoren 3:2.
Uka është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola.