Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi në barazh

Llapi

Llapi ka përfunduar në barazh pas fitores së pritur ndaj Dukagjinit. Llapi mposhti të dielën në “Zahir Pajaziti” Dukagjinin me rezultat 3:1, në ndeshjen e fundit të edicionit 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy golat e parë për Llapin i shënoi Ahmed Januzi. Ai golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, kurse të dytin në minutën e 39-të. Dukagjini ngushtoi në 2:1 epërsinë me goli ne Erlis Xhemajlit në minutën e 61-të. Pesë minuta më vonë  llapjanët shënuan golin e tretë. Për 3:1 golin e shënoi Arianit Hasani në minutën e 66-të.

Llapi në barazh për mbetje në Superligë do të përballet me Vushtrrinë e Ligë së Parë.

Vushtrria të shtunën mposhti Lirinë në barazhin e Ligës së Parë.

Llapi e mbylli sezonin në pozitën e tetë me 44 pikë, ndërsa të enjten humbi në finale të Kupës nga Prishtina.


Llapi në epërsi të pritur

Ashtu siç ishte pritur, Llapi ka krijuar një epërsi të madhe në pjesën e parë të ndeshjes kundër Dukagjinit.

Llapi e mbylli 2:0 pjesë ne parë të ndeshjes që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Dy golat për Llapin i shënoi sulmuesi Ahmed Januzi.

Ai golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, kurse të dytin në minutën e 43-të.

Me fitore, Llapi siguron barazhin.