Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina përballet me Trepçën ’89 në ndeshjen e mbetur

Prishtina dhe Trepça ’89 do të përballen në mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 18:00.

Kjo ndeshje është e mbetur e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina, që nuk luajti fundjavën e kaluar, ka seri prej tri fitoreve.

89-shi nuk ka fitore në pesë ndeshjet e fundit. Në xhiron e kaluar humbi thellë nga Malisheva, 4:0.

Prishtina renditet në pozitën e katërt me 21 pikë, kurse Trepça ’89 ka 11 pikë në vendin e parafundit. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar nga 12 ndeshje deri më tani.

Artikuj të ngjashëm