Bashkimi – Trepça është derbi i madh i Superligës së Kosovës në basketboll, që zhvillohet të dielën nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.
Ndeshja i takon xhiros së 24-të të elitës së basketbollit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrepça është kampione në fuqi dhe po ashtu lidere e klasifikimit. Ndërkohë Bashkimi është i dyti në tabelë. “Xehetarët” javë më parë e fituan Kupën e Kosovës duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.
Kështu prizrenasit janë të motivuar të dëshmojnë se mund ta rivalizojnë Trepçën në garën për titull, që natyrisht përfshin edhe skuadra të tjera.
Ndërkohë Trepça synon ta vazhdojë serinë e fitoreve. Tashmë i ka 15 fitore rresht në Superligë.
Trepça ka bilanc prej 20 fitore e tri humbje dhe udhëheqë në tabelë me 43 pikë. Thuajse ka siguruar vendin e parë për plejof.
Bashkimi ka 39 pikë, përkatësisht 16 fitore e shtatë humbje.
Të dielën prej orës 19:30 është edhe ndeshja në mes të GO+ Pejës dhe Borës.
Ndeshjet e së shtunës zhvillohen prej orës 20:00: Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli, Sigal Prishtina – Rahoveci 029.